QIELLI nr. 2114 - Oqeani i dashurise se Zotit
QIELLI nr. 2114 – Oqeani i dashurisë së Zotit – 20 gusht 2006
Zoti tha:
Ti, gumëzhij për veten: “Zoti më do. E dua Zotin."
Më shumë tekste këngësh do të të vijnë: “Zoti dhe unë dhe të gjitha shpirtrat e botës jemi njësh. Njësia është gjithçka, dhe gjithçka është njësi.”
Dhe pastaj mendo me vetveten: “Kjo është mrekullia e jetës. Jam duke e zbuluar. E ndiej dashurinë e Zotit sikur të endesha me rehat në një lagunë. Gjithçka është aq e qetë dhe paqësore. Nxitimi nuk ekziston. Nuk ka shpejtësi, vetëm Ekzistencë. Duke rrjedhur në Ekzistencë, jam aq shumë në habi të përzier me nderim që me zor mund të lëshoj një tingull. Këndoj një këngë pa zë. Jam kënga që e këndon veten. Zoti është gjithë mendimi im. Digjem nga Zoti, që do të thotë që Ai më dhuron. E djeg Zotin, që do të thotë që unë e dhuroj Atë. E gjitha kjo është pa fanfarë. Sa më shumë e përhap dashurinë e Zotit si ajrin me freskore, aq më shumë prej saj paskam. Pushtohem nga dashuria ime për Zotin, apo a është dashuria e Zotit për mua që më pushton?
S’ka rëndësi. Për mua, detaje nuk kanë më rëndësi. Shpjegime nuk kanë rëndësi. Të jesh me Zotin në një degë peme, kjo ka rëndësi për mua. Së pari vjen dashuri, dhe pastaj vjen më shumë dashuri. Me mua është lidhur marrëveshje që të dua. Sikur të ishim lidhur me pranga, dashuria dhe unë jemi të pandashme. Mua m’u dha dhurata madhështore e dashurisë, dhe e tund lirisht në erë. Të gjithë që dëshirojnë të përfitojnë nga dashuria ime mund ta kenë. Të gjithë që nuk dëshirojnë të përfitojnë nga dashuria ime edhe do ta kenë. Dashuria ime ngritet në erë dhe lëshohet në Tokë për të mbështetur dashurinë dhe gjithçka në Tokë.
Dashuria është vesa që ngritet dhe mjegulla që bie. Gjithë përbërja e Tokës është dashuri. Gjithçka që nuk është dashuri është iluzion.
Jam bukëpjekës dashurie. Synimi im është ta përziej dashurinë. E përziej me lugën e zemrës sime. Nuk më përndjekin më mendimet e mia, sepse zemra ime ka arritur epërsi. Zemra ime e bukur zhytet në dashuri. E shoh dashurinë kudo, dhe di që është e imja dhe di njëkohësisht që është e gjithkujt. Dashuria është një tenxhere e përbashkët, dhe të gjithë mund të zgjasin dorën, dhe të gjithë mund të marrin, dhe të gjithë mund të japin. Nuk njihet dallimi midis dhënies dhe marrjes. Si mund të thuhet se dashuria e pakufi të shkon në njërin ose tjetrin drejtim? Dashuria vetëm mund të njihet dhe për të nuk mund të përcaktohet diagnozë.
Dashuria është në lulëzim të plotë. Është një trëndafil që nuk largohet nga zemra e Zotit. E shoh zemrën e Zotit si një trëndafil të stërmadh, që merr e lëshon frymë si peshq në oqean. Dashuria e Zotit noton si peshq, dhe të gjithë mbyten në oqeanin e dashurisë së Zotit. Edhe kujdestari i plazhit është dashuri. Ai na shpëton duke na zhytur më shumë, dhe ne gulçojmë në dashuri. Kurrë s’jemi jashtë dashurisë. Jemi të trullosur me të. Syhapur apo symbyllur jemi të mbuluar me dashuri, por dashuria nuk është mbulesë. Nuk ka më dallim midis oqeanit të dashurisë dhe peshkut që noton në të. E gjitha është e shkrirë. Prej fillimit, gjithçka ishte Njësh, dhe Njësia është, dhe Njësia noton në zemrat tona dhe na magjeps.
Asgjë nuk i afrohet dashurisë. Prej kësaj ditë e tutje, unë heq dorë nga gjithçka që nuk qullet në dashuri. Heq dorë nga mendime të thata. Heq dorë nga krimba mendimesh. Vetëm mendimi i Zotit më shërben tani. Mendimin e Tij e marr nga gjella e ëmbël e dashurisë që Ai më ofron. Dashuria e ëmbël shpërthehet në këngë, dhe e zbuloj veten duke kënduar: ‘Zoti më do. E dua Zotin. Zoti dhe unë dhe të gjitha shpirtrat e botës jemi Njësh, Njësia është Gjithçka, dhe Gjithçka është Njësi.”
Shqiperoi Silke Liria Blumbach - Nga Saranda me Dashuri